Zëvendës ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Lidhur me vizitën e saj është deklaruar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Hovenier ka theksuar se vizita e saj ka të bëjë me çështjet kritike për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Është kënaqësi të mirëpresim Zëvendës Ndihmës Sekretaren Nicole Chulick në Kosovë. Chulick mbikëqyr zyrat për Evropën dhe Azinë Jugore/Qendrore në Byro-në për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë në Departamentin e Shtetit. Gjatë vizitës së saj, Chulick do të përqendrohet në çështje kritike për marrëdhënien tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Nicole Chulick është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti pritet të takohet në ora 14:30. /Telegrafi/
Pleased to welcome Deputy Assistant Secretary Nicole Chulick to Kosovo. DAS Chulick oversees Europe and South/Central Asia offices in the Bureau of Democracy, Human Rights, and Labor at the Department of State. During her visit, DAS Chulick will focus on critical issues for our… pic.twitter.com/VL0vMJii5R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 20, 2024