Site icon Telegrafi

Zyrtarja shtatzënë për një orë mbeti e ngujuar në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë

Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e ngujuar për më shumë se një orë në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur ditën e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Nysret Arifi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një zyrtare shtatzënë ka mbetur e ngujuar në ashensor për më shumë se një orë, është dashtë të vjen zjarfikësit për intervenim, e po ashtu edhe ndihma e shpejtë”, pohoi ai.

Siç bëri të ditur Arifi, zjarrfikësit kanë thyer murin në mënyrë që të nxirret zyrtarja e bllokuar.

Probleme të tilla të bllokimit të ashensorëve janë mjaft të shpeshta në vendin tonë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version