Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.
Në këtë takim është diskutuar për liberalizimin e vizave, implementimin e MSA-së etj.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Europian përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, duke cituar mesazhin e drejtoreshës Eichhorst.
“Koha është e çmuar për Kosovën, implementimi i MSA-së, plotësimi i kritereve të liberalizimit të vizave, puna me opozitën në të mirë të popullit. Bashkimi Evropian është këtu për ju”, thuhet në mesazhin e Eichhorst.
Në këtë postim të shkurtër nuk përmendet në mënyrë eksplicite miratimi i demarkacionit, që është njëri nga kriteret e fundit për heqjen e vizave. /Telegrafi/