Telegrafi

Zyrtarja e lartë kroate viziton Shkupin, me ftesë të Dimitrovit

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Marija Pejçinoviq-Buric, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Maqedoni.

Kjo vizitë e saj realizohet me ftesë të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit me zyrtarët maqedonas pritet të shkëmbehen pikëpamje për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në disa fusha, me theks në bashkëpunimin ekonomik.

Gjithashtu do të merren parasysh mundësitë dhe hapat për përparim të mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal në kontekstin e integrimit evropian./Telegrafi/