Një zyrtare e lartë e Pentagonit do ta vizitojë nesër Kosovën.
Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane e Mbrojtjes, Laura Cooper, do të pritet nesër në takim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kështu ka bërë të ditur një zyra për Informim e Presidentit, ku ka njoftuar për agjendën e Thaçit për ditën e nesërme.
Takimi mes Thaçit e Cooperit do të zhvillohet nga ora 15:00.