Telegrafi

Zyrtarja e FIBA-s, Radmila Turner do të qëndrojë në Prishtinë

Më 13 dhe 14 shkurt në Prishtinë do të qëndroj zyrtarja e FIBA-s, Radmila Turner, e cila e mban pozitën e udhëheqëses së Federatave Nacionale dhe udhëheqëses për Sport, Rini e Antidoping në FIBA Evropë.

Qëllimi i vizitës së saj është fillimi i përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C, që do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik, thuhet në një njoftim të FBK-së.

Turner me këtë rast do të zhvillojë takime me udhëheqësen e Komitetit Lokal Organizativ të Kampionatit, sekretaren e përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushkun.

Ndërsa më pas do të bëjë inspektimin e palestrave sportive në Prishtinë (“1 Tetori” dhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë), hoteleve, ku pritet të akomodohen zyrtarët e FIBA-s dhe ekipet pjesëmarrëse të këtij kampionati.

Pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C janë:

Grupi A: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta, Monako.

Grupi B: Qipro, San Marino, Kosova Gjibraltar.

Duhet theksuar se gjatë zhvillimit të Kampionatit në Prishtinë pritet të zbarkoj edhe Kamil Novak, Sekretar i Përgjithshëm i FIBA Evropës.