Telegrafi

Zyrtarizohet vizita e Nikos Kotzias, të enjten zbret në aeroportin e Shkupit

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Niko Kotzias, të enjten dhe të premten (22-23 mars) do të qëndroj për vizitë në Shkup, kanë bërë të ditur nga MPJ.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se Kotzias do të zbres në aeroportin ndërkombëtar “Shkupi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 30 mars, ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias do të takohen në Vjenë, së bashku me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz.

Përndryshe, kjo është vizita e parë Nikos Kotzias në Shkup./Telegrafi/