Telegrafi

Zyrtarizohet Samsung Star II

Star II do të përmbajë karakteristika interesante, si ekranin WQVGA me 3 inç me ndërfaqen TouchWiz, ndërsa aty është edhe kamera me 3.2 mega-piksel, lidhja Bluetooth, bateria me 1000 mAh, tastiera QuickType T9 dhe mundësia për mikroSD kartelë.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe portin 3.5 mm për kufje si dhe lidhjen e integruar Wi-Fi 802.11 b/g/n, integrim në rrjetet sociale si Facebook, Twitter, dhe SocialHub.

Modeli Samsung Star II do të dal në shitje në tregun gjerman fillimisht, ndërsa lansimi i tij do të pasojë edhe në shtetet tjera të Evropës. / Telegrafi /