“Sot KE ka marrë konfirmimin zyrtar nga Federate Futbollit të Omanit, për zhvillimin ndeshjes miqësore me përfaqësuesen e Omanit”, është thënë në njoftimin e FFK-së.
Sipas këtij njoftimi, FFK do të bëjë përpjekje që kjo ndeshje, e cila duket se do të luhet më 7 shtator, të zhvillohet në kryeqytet.
“KE do të bëjë përpjekje që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit dhe për këtë ka pasur takime të kryetarit Vokrri dhe sekretarit Salihu me zyrtarët e Prishtinës, në mënyrë që ata të marrinë një pjesë të detyrave sa i përket përgatitjes së stadiumit, ndryshe alternativë mbetet stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/KP/