Telegrafi

Zyrtarizohet mbledhja e aksionareve te Milani, kinezët e duan Montellan

Sot është bërë zyrtare takimi me aksionarët e klubit të Milanit për shitjen e klubit. 

Takimi do të mbahet me 3 mars.

Takimi pritet të jetë formal pasi që Silvio Berlusconi, është pronar i 99.93 për qind të aksioneve në klub.

Kinezët pritet të marrin klubin në fund të vitit dhe puna e parë e tyre është konfirmimi i trajnerit Vincenzo Montellas.

Drejtuesit e rinj besojnë shumë në ishte trajnerin e Fiorentinas dhe Sampdorias.

Për këtë të premte është programuar një takim mes drejtorit të përgjithshëm  Marco Fassone, atij sportiv Mirabelli dhe trajnerit Montella për të diskutuar pikërisht për të ardhmen e 42-vjeçarit.

Fitimi i Superkupës ndaj Juventusit ka bërë që besimi ndaj trajnerit të jetë i madh. /Telegrafi/