Telegrafi

Zyrtarizohet largimi i Agim Canës nga Vëllaznimi

Ka ardhur konfirmimi zyrtar nga Vëllaznimi lidhur me largimin e Agim Canës nga posti i kryetarit të klubit.

Ka kohë që është përfolur për një largim të mundshëm të tij nga klubi gjakovar, ndërsa sipas një njoftimi në Facebook, Cana ka i ka paraqitur kryetarit të komunës, dorëheqje të parevokueshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Agim Cana

“Prej dje (e premte), Agim Cana, edhe zyrtarisht më nuk është kryetar i K.F. Vëllaznimi”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit nga Gjakova në një postim në rrjetet sociale.

“Pasi që dorëheqja e tij e ofruar para më shumë se tre muaj nuk ishte aprovuar nga kryetari i komunës, dje, Cana i ka paraqit kryetarit të komunës, dorëheqje të parevokueshme”, thuhet më tej.

Në vazhdim është publikuar edhe  teksti i dorëheqjes së Agim Canës nga detyra e kryetarit të Vëllaznimit. /Telegrafi/