Në zgjedhjet parlamentare të së dielës së 16 tetorit 2016 në Mal të Zi, shqiptarët i gjejnë më të bashkuar se asnjëherë më parë.
Katër subjektet politike shqiptare të bashkuar në koalicionin e madh shqiptar me moton “Me një qëllim”, do të sfidojnë partitë malazeze dhe ato serbe, me qëllimin e vetëm, për sigurimin e sa më shumë vendeve në Parlamentin e Malit të Zi, për t’u bërë zë i fuqishëm i shqiptarëve në këtë shtet.
Pjesë e këtij koalicioni janë këto katër subjekte; Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”. /Infopress/