Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar edhe zyrtarisht koalicionin parazgjedhor me partinë e re Alternativa të Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion, Mimoza Kusari-Lila theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është e bazuar në parimet udhëheqëse.
LDK pak më parë nënshkroi marrëveshjen e koalicionit edhe me Lëvizjen për Drejtësi./Telegrafi/