Gjatë ditës së sotme janë publikuar disa kandidatë për kryetarë komunash nga radhët e LSDM-së. Aleksandar Naumovski do të jetë kandidat për kryetar në Komunën e Gjorçe Petrovit. Ai për Fokus vërtetoi kandidaturën e tij dhe paralajmëroi fitore prej në rethin e parë.
Mbrëmë zyrtare u bë edhe kandidatura e Filip Temellkovskit për kandidat në Komunën e Kisella Vodës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme njoftoi se në Komunën e Haraçinës do të garojnë me kandidate shqiptare, edhe atë Melekie Halimi.
Kurse deputeti Bllagoj Boçvarski vetë njoftoi për kandidaturën e tij nëpërmjet Facebook-ut.
“Qëllimi im është t’i bashkojë të gjithë qytetarët, pa dallime partiake dhe etnike, të majtë, të djathtë, të qendrës, maqedonas, turq, rom dhe vlleh, krishterë dhe muslimanë”, ka shkruar Boçvarski./Telegrafi/