Site icon Telegrafi

Janë kryer procedurat për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, këtë javë zyrtarizohen

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se janë përmbyllur të gjitha procedurat për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Thaçi këto komente i bëri në një konferencë për media, ku po ashtu tregoi se gjatë kësaj jave do të bëhet zyrtarizimi i gjyqtarëve.

Ai po ashtu tha se marrëveshja për themelimin  e Asociacionit të Komunave Serbe (ASK), do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Janë përmbyllur të gjitha procedurat për emërimin e gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese. Zyrtarizimi i tyre do të ndodhë gjatë kësaj jave. Marrëveshja për themelimin e ASK-së, e nënshkruar nga Vuçiq dhe Mustafa është e qartë dhe të cilin e mbështes. ASK-ja do të themelohet sipas asaj marrëveshje, dhe do të kalojë në procedurë të respektimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha parametrave e obligimeve që kemi marr në Bruksel….”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version