Kanë marrë fund dilemat nëse është themeluar Universiteti ”Nënë Tereza”, apo jo, pasi që sot është marrë vendimi përfundimtar nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-ministri i arsimit, Abdylaqim Ademi, përmes profilit të tij në Facebook. Sipas dokumenteve, përgjegjës për universitetin është Aziz Pollozhani./Telegrafi/