Telegrafi

Zyrtarisht shtyhet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Është shtyrë sërish përballje mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që planifikohej të zhvillohej në qershor.

Fillimisht ndeshja do të zhvillohej më 26 mars në kuadër të play-offit në Ligën e Kombeve, por ajo u shty shkaku i coronavirusit.

UEFA ka mbajtur edhe një takim sot me 55 vendet anëtare të saj, duke konfirmuar se neshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nuk do të zhvillohet as në qershor.

“Të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare për meshkuj dhe femra që është dashur të luhen në qershor të vitit 2020 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”, ka komunikuar UEFA.

Lexo po ashtu Zyrtare: Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës zhvillohen në korrik e gusht

“Kjo përfshinë edhe ndeshjet e Play Off për UEFA Euro 2020 dhe ndeshjen kualifikuese për Euro 2021 në kategorinë e femrave”, thuhet më tej në njoftimin e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë.

Kujtojmë se UEFA ka shtyrë sot edhe Ligën e Kampionëve dhe atë të EVropës që pritet të luhen në korrik e gusht. /Telegrafi/