Site icon Telegrafi

Zyrtarisht minierat ”Toranica” dhe ”Zletova” bëhen me koncesioner të ri

Edhe zyrtarisht sot është nënshkruar marrëveshja ndërmjet ministrisë së ekonomisë të Maqedonisë dhe kompanisë bullgare ”Minstroj”, për dhënien në koncesion të minierave ”Zletova” dhe ”Toranica”, trasnmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i ”Minstroj”, Nikollaj Vllkanov, paralajmëroi se kompania do t’i mbajë në punë të gjithë 1000 të punësuarit në të dy xeheroret dhe do t’ua kompenzojë rrogat e pa paguara, ndërkaq prodhimi në ”Zletova” do të nisë në mes të muajit maj, kurse në ”Toranica”, disa muaj më vonë.

”Minstroj” është një ga kompanitë lidere në Evropën lindore në sferën e minierave, e cila ka nën koncesion më tepër xeherore dhe ka përvojë në ristartimin me punë të xeheroreve./Telegrafi/

Exit mobile version