Site icon Telegrafi

Zyrtarisht, klinka e re e Shkupit do të ndërtohet në Zllokuqan

Edhe zyrtarisht, Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që Qendrën e re klinike të Shkupit ta ndërtojë në lokacionin Zllokuqan, afër spitalit të posaçëm të Bardovcit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se do të ndërtohet një qytet i vogël mjekësor, që përveç klinikës parasheh edhe një fakultet mjekësie, qendër hulumtimi dhe kampuis për strehimin e studentëve të mjekësisë.

Ai theksoi se do të bëhet çmos që t’u iket pagesës së penaltive, si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar më herët.

Qendra e re klinike pritet të fillojë të ndërtohet brenda një viti e gjysmë, dhe të jetë gati për katër deri pesë vite./Telegrafi/

Exit mobile version