Telegrafi

Zyrtari i Vetëvendosjes konfirmon Arben Vitinë kandidat për të parin e Prishtinës

Ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Këtë e ka ka bërë të ditur Petrit Reçica, kandidat për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Po i bashkohem super ekipit te Arben Vitisë për kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.

“Në zgjedhjet lokale të këtij viti po i bashkohem listës së VV-së për asamble komunale. Pasi që bagazhi im ka të bëjë me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj që jam përfaqësues i denjë i këtyre sektorëve. Pra: Për gastronominë dhe kulturën, pasi që gastronomia është kulturë”, shtoi tutje.

“Ditëve në vazhdim do të jem më afër problemeve të kategorive që do t’i përfaqësoj, me shpresë që deri n ‘fillimin zyrtar të fushatës s’kam me postu gjana fushatore, deri atëherë mirë mbetshi”, shkroi Reçica.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, deri me tani ende nuk ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar të komunave./Telegrafi.