Site icon Telegrafi

Zyrtari i spitalit palestinez thotë se 17 persona humbën jetën në sulmin izraelit në veri të Gazës

Gjatë një sulmi izraelit në orët e para të mëngjesit të sotëm mbi shtëpitë që strehonin të zhvendosurit në veri të Rripit të Gazës, lanë të vrarë të paktën 17 persona, ka njoftuar drejtori i spitalit që pranoi trupat e pajetë.

Dr. Fadel Naim, drejtor i spitalit Al-Ahly në qytetin e Gaza, tha se të vdekurit përfshinin nëntë gra, kurse ekipet e shpëtimit janë duke tentuar të nxjerrin të tjerët që kanë mbetur nën rrënoja.

Ai theksoi se ata u vranë në sulmin izraelit në shtëpitë në periferi të kampit të refugjatëve Jabaliya, ku izraelite po kryejnë prej muajsh ofensiva, transmeton Telegrafi.

Nëë anën tjetër, ushtria ka njoftuar se ka shënjestruar zonat ku operojnë militantët e Hamasit, po ofruar as edhe një provë, shkruan AP.

E ministri libanez i Shëndetësisë tha sot se sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 20 persona në fshatin Aalmat – në veri të Bejrutit, pra larg zonave të jugut dhe lindjes ku grupit militant Hezbollah ka një prezencë të madhe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version