Telegrafi

Zyrtari i shtetit të Kosovës: Do ta kisha kthyer për një vit Enver Hoxhën në Kosovë (Video)

Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, ka thënë në një prononcim për Info Magazine në Klan Kosova se do ta kthente, të paktën një vit, regjimin e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha edhe në Kosovë.

“Nga njëherë po them se po të kisha mundësi do ta ktheja për një vit në Kosovë, sepse hajninë nuk e kish lejuar”, ka thënë Blakaj.

Këto komente Blakaj i ka dhënë duke folur për mundësinë e ndërtimit të një përmendoreje të ish-diktatorit shqiptar në Kosovë, nga një grup përkrahësish të Enver Hoxhës.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale është organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale.