Telegrafi

Zyrtari rus kryen vetëvrasje në sallën e gjyqit, u dënua me tre vite burgim për korrupsion – qëlloi veten me plumb në kokë

Ish-drejtori i Shërbimit Federal ku kumtohen dënimet, Viktor Sviridov, ka kryer sot vetëvrasje në një sallë gjyqi në Moskë, pasi është dënuar me tre vjet burgim nën akuzën për korrupsion.

Gjykata e Moskës ka konfirmuar se Sviridov ka mbetur i vdekur në vend, pasi kishte qëlluar veten me një plumb në kokë, transmeton Telegrafi.

Sviridov që vuante nga kancerit, është dënuar për shkak të marrjes së 10 milionë rublave apo 158 mijë dollarëve.

Megjithatë para se të kryente vetëvrasje kishte pranuar se është fajtor, kurse avokatët e tij kishin kërkuar që të dënohet me burgim.

Tani kanë filluar hetimet se si i akuzuari kishte arritur ta fus revolen në objektin e gjykatës. /Telegrafi/