Zyrtari i Nismës Socialdemokrate Bekim Brestovci ka thënë se nuk është mirë që të akuzohen subjektet politike për skandalin
Brestovci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë e kemi një marrëveshje dhe një zotim të Kryeministrit për Asociacionin dhe një aktgjykim të Kushtetueses.
“Ne jemi që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale me Republikën e Serbisë dhe assesi të mos pranohet para njohjes reciproke. Ky duhet të jetë parakushti për implementim të Asociacionit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate ka folur edhe për skandalin në Thesarin e Shtetit ku është abuzuar me dy milionë euro.
Ai ka thënë se rasti nuk duhet të lidhet me subjekte politike pasi personi në fjalë që ka abuzuar me paratë ka qenë shërbyes civil dhe jo i dërguar nga ndonjë subjekt politik.
“Sistemi duhet të vihet nën kontroll dhe të merren masa që të mos ndodhin gjëra të tilla në të ardhmen”, deklaroi Brestovci./Telegrafi/