Site icon Telegrafi

Zyrtari i lartë turk: “Trupi i Khashoggit është tretur me acid”

Zyrtari i lartë turk Yasin Aktay që njëherit ushtron edhe detyrën e këshilltarit të në presidencë, ka deklaruar se është shumë i bindur se trupi i gazetarit saudit Jamal Khashoggi është tretur me acid pasi është prerë në copa, raporton BBC.

“Konkluzioni i vetëm logjik” sipas tij është që ata që e kanë vrarë gazetarin Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, dhe më pas e kanë tretuar trupin për të mos “lënë gjurmë”, transmeton Telegrafi.

Khashoggi një kritik i familjes mbretërore saudite, ishte vrarë brenda konsullatës më 2 tetor në Stamboll.

“Tani po shohim se ata jo vetëm që e kanë prerë trupin e tij, por edhe e kanë tretur me acid”, ka shtuar Aktay për të përditshmen turke Hurriyet Daily.

Pretendimet janë riaktualizuar pasi e fejuara e gazetarit Khashoggi, Hatice Cengiz, u ka bërë thirrje liderëve botërore “t’i nxjerrin para drejtësisë vrasësit”, në një editorial të botuar në pesë gazeta prestigjioze përfshirë Guardian dhe Washington Post.

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman u kishte thënë zyrtarëve amerikane se Khashoggin e kishte konsideruar si islamist të rrezikshëm. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version