Koordinatori i ardhshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për situatat emergjente në Evropë, austriaku Gerald Rockenschaub, beson se kontinenti i vjetër nuk mund të mbrohet nga varianti Omicron.
“Nuk do të jetë e mundur të ndalet 100%”, citohet të ketë thënë Rockenschaub në një intervistë për agjencinë APA, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, përhapja e mëtejshme varet nga masat e karantinës.
Megjithatë, ai mendon se kufizimet drakoniane të udhëtimit mund të kenë efekte negative në zbulimin e shpejtë të llojeve të reja, pasi vendet e prekura mund të hezitojnë të raportojnë pasojat.
Në të njëjtën kohë, ai thekson se aktualisht është shumë herët për të vlerësuar Omicron.
“Ka arsye për kujdes, por jo për panik”, nënvizoi ai. /Telegrafi/