Telegrafi

Zyrtari kryesor i Mjekësisë në Angli gjendet jashtë izolimit, pasi rezultoi me coronavirus ditë më parë

Zyrtari kryesor i Mjekësisë në Angli, Chris Whitty, është shëruar nga simptomat e coronavirusit dhe gjendet jashtë izolimit.

“Unë do të vazhdoj detyren time ndaj qeverisë së bashku me zëvëndësit e mi”, ka thënë Whitty.

Whitty ka deklaruar ditë më parë se është izoluar menjëherë pasi kryeministri Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock rezultuan pozitivë me Covid-19.

Bëhet e ditur se kryeministrit britanik Boris Johnson, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore nga coronavirusi, ndërsa është vendosur në kujdesin intensiv.

Një zëdhënës në Downing Street ka thënë se gjendja e kryeministrit është përkeqësuar, ndërsa me këshillën e ekipit të tij mjekësor, është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital.

“Kryeministri ka kërkuar nga Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili është Sekretari i Parë i Shtetit, të menaxhojë punë për të në pikat e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi James Slack. /Telegrafi/