Site icon Telegrafi

Zyrtari i CIA-s: Saddam Hussein duhet të kishte qëndruar në pushtet

Ish-diktatori iraken Saddam Hussein duhet të kishte qëndruar në pushtet për të mbajtur të bashkuar vendin e tij, deklaroi dje zyrtari i CIA që mori në pyetje liderin pas kapjes nga forcat e koalicionit në vitin 2003.

Në një libër të ri ku zbulohen bisedat që bëri me diktatorin e përmbysur John Nixon thotë se megjithëse e konsideronte Hussein një njeri të papëlqyeshëm, ai krijoi një farë respekti për mënyrën sesi e mbante të bashkuar vendin e tij.

“Kur mora në pyetje Sadamin, ai më tha: ‘Ju do të dështoni në Irak. Do ta kuptoni se nuk është aq e thjshtë të qeverisësh atje’. Unë e pyeta se përse mendonte kështu dhe ai m’u përgjigj: ‘Ju do të dështoni sepse nuk njihni gjyhën, historinë dhe nuk e kuptoni mendjen arabe’”, shkruante Nixon për revistën Time.

Pushtimi amerikan i Irakut supozohej të sillte demokraci dhe zhvillim por në fakt solli rrënimin e një vendi më parë të pasur e të stabilizuar, që tani vuan përveç të tjera konfliktetet etnike e sektariane.

Nixon beson se vetëm një lider i ftohtë mund të ruante stabilitetin mes popullatës tribale të vendit.

Exit mobile version