Një zyrtar i lartë azerbajxhanas të premten ndau pamjet e një xhamie të shekullit të 18-të, të shndërruar në stallë derrash nën okupimin armenë.
Sipas Anadoly Agency, përcjell Telegrafi, rajoni i Gubadli, ku ndodhet xhamia, u çlirua nga ushtria azerbajxhanase në më 30 tetor.
“Xhamia e Shekullit XVIII në fshatin e çliruar Mamar të Azerbajxhanit. Xhamia u shkatërrua plotësisht. Së bashku me vandalizmin Monumenti fetar/kulturor i Shekullit XVIII si shenjë fyerje u shndërrua në stallë derrash nga Armenia gjatë okupimit të fshatit Mamar të rajonit Gubadly”, ka thënë Hikmet Hajiyev, ndihmës i presidentit të Azerbajxhan, në Twitter.
Në këtë drejtim, Hajiyev u bëri thirrje UNESCO-s, Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore Botërore Islamike (ICESCO) dhe Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) të ndërmarrin veprime kundër Armenisë dhe “të dënojnë seriozisht këto akte barbare”. /Telegrafi/
Historical monument of XVIII century close to Mamar Mosque in Gubadli region of Azerbaijan.During Armenia’s occupation this cultural and historical monument transformed to animal stable. We call upon @UNESCO @ICESCO_Ar @OIC_OCI take actions/seriously condemn these barbaric acts. pic.twitter.com/18Fnuz2Bz8
— Hikmet Hajiyev (@HikmetHajiyev) November 6, 2020