Policia e Prizrenit ka deponuar një kallëzim penal në Prokurori për një deklarim të rrejshëm të një zyrtari të arsimit në këtë komunë.
Sipas Policisë më 17 tetor nëpërmes mediave në gjuhën boshnjake se zyrtari i arsimit A. S. në Drejtorinë e Arsimit në Prizren, kishte informuar se me datën 13 tetor, rreth orës 19:10 minuta në oborrin e shkollës persona të panjohur të armatosur dhe të maskuar kanë hipur në autobusin e “Zhupa Trans” dhe kanë tentuar ta rrëmbejnë një nxënëse të komunitetit boshnjak me mësim në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.
Hetues policorë, pas pranimit të informatës dhe në konsultim me prokurorin e shtetit kanë nisur me hetimin e rastit.
Gjatë intervistave me të përfshirët në rast nuk janë konfirmuar pretendimet e zyrtarit të arsimit për tentim të rrëmbimit të nxënëses. Dyshohet se informacioni i dhënë mund të jetë lansuar për qëllime politike.