Matthew Palmer, ushtrues i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euro-Azi do të vizitojë Republikën e Maqedonisë më 1-3 gusht për të shprehur mbështetjen e SHBA për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, si dhe për progresin e mëtejmë të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ushtruesi i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Palmer do të ketë takime me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e partive politike.
Palmer do të merr pjesë në kremtimin e Ilindenit në Krushevë, dhe do të takohet me zyrtarë lokalë jashtë Shkupit./Telegrafi/