Telegrafi

Zyrtarët shtetëror maskohen si kamerier, për të parë nëse myslimanët në Malajzi po e agjërojnë Ramazanin

Zyrtarët e Malajzisë po maskohen me rroba të kuzhinierëve dhe kamerierëve, me të vetmin qëllim që të shohin nëse ndonjë mysliman nuk po a e agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit.

Mbi 30 zyrtarë nga këshilli lokal në vendin me shumicë myslimane, po maskohen nëpër dyqane e lokale të ndryshme për të parë nëse po respektohet muaji i shenjtë i Ramazanit, transmeton Telegrafi.

Sipas Kuranit, myslimanëve u kërkohet të agjërojnë gjatë Ramazanit, e në mesin e personave që lirohen nga një obligim i tillë janë  të sëmurët.

Derisa myslimanët në vendin multietnik siç është Malajzia kanë treguar tolerancë të madhe, kritikët besojnë se konservatorët kanë filluar të ashpërsojnë rregullat gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/