"Çdo muaj do të shpërndajmë nga katër pilula prej 50 miligramësh – sa janë të nevojshme për katër marrëdhënie seksuale brenda muajit", ka thënë kryetari i komunës së qytezës Lo Prado, Gonsalo Navarete.
Ilaçet kundër impotencës do t’i marrin meshkujt më të vjetër se 60 vjeç, të cilët do të bëjnë kërkesë për to. Paraprakisht ata do të duhet të kalojnë nëpër një test mjekësor për të vërtetuar se nuk ekziston rrezik nga efektet e padëshirueshme.