Site icon Telegrafi

Zyrtarët që kanë dhënë dorëheqje në Maqedoni do të mund të kenë trupëroje edhe për një vit (Dokument)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 23 gusht ndryshoi “Urdhëresat për sigurim të personaliteteve dhe objekteve”, në interval kohorë për të cilët duhet që të ju mundësohet siguri publike nga drejtoria e gjashtë e MPB-së.

Sipas urdhëresës së deritanishme parashihej që anëtarët e qeverisë, kryetari i parlamentit dhe disa funksionarë tjerë të kenë të drejtën që të sigurohen më së gjati “deri më 1 vit”, pas përfundimit të funksionit (mandatit) që kanë ushtruar. Me ndryshimin më të ri që sot u publikua në gazetën zyrtare, ish funksionarët do të fitojnë të drejtën e sigurisë së tyre personale “gjatë periudhës së rrezikut”.

Sipas vlerësimeve se ndonjëri nga ish funksionarët, a do të gëzon të drejtën e sigurisë duke ju siguruar një truproje nga MPB, parashihet që kur këta ish funksionarë do të ju rrezikohet integriteti fizik, i jetës do të fitojnë të drejtën që të sigurohen nga MPB.

Agjencia e lajmeve “Nova” që transmetohet nga Zhurnal bën të ditur se tani këtë të drejtë do ta shfrytëzon ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov.

Mes tjerash nga ky medium, theksojnë se kjo urdhëresë është ndryshuar që Ministri aktual i MPB-së, Mitko Çavkov të ju mund të ju siguroj truproje ish funksionarëve të partisë së tij, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov.

“Ky ndryshim është bërë më shumë për ministreshen e MPB-së Gordana Jankullovskën dhe ish drejtorin e Shërbimeve sekrete Sasho Mihajllkov, ku në muajin maj ju skadoi afati që ata të kenë truproje nga MPB. Në këtë mënyrë nëse eventualisht ndërrohet qeveria këta persona do të kenë të drejtë që të sigurohen në interval kohor te pa limituar, që të mos mundet ministri i ardhshëm i MPB-së që tua merr truprojën” – thotë për NOVA një ish funksionar i MPB-së.

Ndryshe, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov kanë depozituar dorëheqjen e tyre më 12 maj të vitit 2015 që e drejta për siguri personale ju takonte në interval kohor një vjeçar, ndërsa me ndryshimet e fundit të kësaj urdhërese këta persona prapë do të kenë mundësi për siguri me truproje nga MPB në interval kohor të pa limituar./Telegrafi/

Exit mobile version