Telegrafi

Zyrtarët gjermanë: Plani i Anglisë për të hequr shumicën e kufizimeve, pavarësisht përhapjes së variantit Delta, ‘një eksperiment shumë i rrezikshëm’

Zyrtarët gjermanë thanë të martën se masat e vendosura për shkak të coronavirusit duhet të mbahen derisa të vaksinohet më shumë nga popullsia dhe e quajti planin e Anglisë për të hequr shumicën e kufizimeve pavarësisht përhapjes së variantit Delta si “një eksperiment shumë i rrezikshëm”.

Një deklaratë e tij vjen pasi Anglia do të bëhet nga 19 korriku pjesa e parë e Mbretërisë së Bashkuar që pritet të largojë kërkesën ligjore për të mbajtur maska dhe për njerëzit që të mbajnë distancën sociale, përcjell Telegrafi.

Dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, tha se kufizimet e vendosura për shkak të coronavirusit ishin akoma të nevojshme për të shmangur një bllokim të mëtejshëm të ekonomisë.

“Të gjithë do të këshilloheshim mirë që të merrnim masat e nevojshme të sigurisë”, i tha Altmaier gazetës Augsburger Allgemeine në një intervistë të botuar të martën, duke shtuar se ai ishte i shqetësuar për lehtësimin e masave rreth distancës shoqërore dhe mbajtjes së maskave.

Gjermania raportoi 646 raste të reja të coronavirusit të martën, nga 440 një javë më parë, me një rritje të numrit të rasteve për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve në 6.4 nga 4.9. /Telegrafi/