Manchester United po bëhet gjithnjë e më nervoz për të ardhmen e David De Geas.
Negociatat për një zgjatje të kontratës me spanjollin tashmë kanë ngecur në fazën fillestare.
Marrëveshja e tanishme e spanjollit mbaron në muajin qershor, që do të thotë se do të jetë në gjendje të mbetet si transferim i lirë.
Sipas The Telegraph, United i ka ofruar 28-vjeçarit me një marrëveshje të re në vlerë prej 315 mijë euro në javë.
Megjithatë, De Gea ende nuk i është përgjigjur ofertës dhe zyrtarët e klubit anglez kanë filluar të shqetësohen.
Theksojmë se dy skuadrat që po e monitorojnë për së afërmi situatën e lojtarit janë Paris Saint-Germain si dhe Juventus.
Ndryshe, De Gea deri më tani përgjatë shtatë vjetëve ka pasur 249 paraqitje për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/