Zyrtarët e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) sot kanë inspektuar punët në stadiumit të Prishtinës.
Dy udhëheqës të UEFA-s me këtë rast janë takuar me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe kanë diskutuar rreth punëve të kryer në stadium.
Por, pas takimit ata nuk u prononcuan për mediat, ndërsa më dyer të mbyllura u bisedua për planin e stadiumit, transmeton Telegrafi.
FFK-ja kishte paralajmëruar se ky stadium do të jetë i gatshëm për muajin qershor, por sipas punimeve kjo gjë vështirë të ndodh.
Kujtojmë se Kosova në mars do të takohet në stadiumin Loro Boriçi me kombëtaren e Islandës në kuadër të eliminatoreve të botërorit. /Telegrafi/