Dy deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi nuk janë paraqitur sot në prokurori.
Ata kishin marrë fletë thirrje për të dëshmuar mbi audiopërgjimin e vëllait të Xhafës.
Prokurori i priste demokratët sot në orën 10:00, por ata janë parë të mbërrijnë në selinë e parlamentit, ku mbahet seanca plenare.
Dy deputetët, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe këshilltari Gazmend Bardhi, për shkak të këtyre angazhimeve nuk kanë shkuar sot në Prokurori që të dëshmojnë. Po ashtu mësohet se ata i kanë kërkuar prokurorisë një datë dhe një orë tjetër që të zhvillojnë seancën e pyetje përgjigjeve dhe të japin dëshminë e tyre. /Telegrafi/