Site icon Telegrafi

Zyrtarët e lartë të BE-së sot vizitojnë Kosovën

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionerin Johannes Hahn, do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.

Presidenti Juncker dhe delegacioni i BE-së do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtarë.

Më poshtë agjenda e plotë e aktiviteteve:

E mërkurë, më 28 shkurt 2018

14.20-15.20 Takim i përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj

15.25-15.45 Adresim për medie nga Presidenti Juncker dhe Presidenti Thaçi

16.00-17.00 Takim me qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version