Telegrafi

Zyrtarët e Koresë së Veriut me konferencë të befasishme për media, akuzojnë presidentin Trump për dështimin e samitit sepse “kërkoi shumë”

Zyrtarët e Koresë së Veriut bënë një paraqitje surprizë para gazetarëve të huaj – ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte në rrugën e tij në shtëpi nga Vietnami – për të qortuar publikisht atë për prishjen e bisedimeve bërthamore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kombi që kontrollon fort popullsinë e tij dhe ka agjenci të pavarura të lajmeve, lejoi dy zyrtarë të lartë të paraqiten para kamerave.

Ministri i Jashtëm, Ri Yong-ho, tha se vendi kërkoi ndihmë për ‘sanksione të pjesshme’, kryesisht në zonat që dëmtonin qytetarët e Koresë së Veriut dhe preknin jetesën e tyre.

Lexo po ashtu Pse Kim po e mbante njërën dorë në një pozitë të tillë, gjatë takimit me Trump? (Foto/Video)

Në këmbim, Pyongyang ofroi për ‘mbylljen e përhershme’ të objekteve të Plutoniumit dhe Uranit në rajonin Yongbyon në praninë e inspektorëve të SHBA-së.

Ai tha se Koreja e Veriut i kërkoi SHBA-së të heqë sanksionet që korrespondojnë me pesë rezolutat e Kombeve të Bashkuara të miratuara në periudhën 2016 dhe 2017.

Ri pretendonte se propozimi i tij ishte oferta më e madhe që Koreja e Veriut mund të bënte bazuar në ‘nivelin aktual të besimit’ midis vendit të tij dhe Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu Donald Trump zbulon arsyen pse nuk është arritur marrëveshja me Kim Jong-un në samitin e Vietnamit (Foto/Video)

Ndërsa Trump tha se Koreja e Veriut nuk ishte “gati” për të përmbushur kushtet e Shteteve të Bashkuara.

Ri tha se bisedimet u ndërprenë kur Shtetet e Bashkuara këmbëngulën që ne duhet të ndërmarrim një hap tjetër “përtej premtimit për të braktisur Yongbyon”, prandaj u bë e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk ishin gati të pranonin propozimin tonë.

Gjithsesi presidenti amerikan shprehu besim se një marrëveshje mund të arrihet në të ardhmen, e cila do të shohë Korenë e Veriut të denuklearizuar. /Telegrafi/