Telegrafi

Zyrtarët e FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Malit të Zi, shkëmbejnë dhurata mes tyre

Mali i Zi dhe Kosova do të luajnë gjatë mbrëmjes së sotme në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Në prag të ndeshjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Dejan Savicevic, sipas traditës ka shtruar darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pos presidentit, Agim Ademit, të pranishëm ishin edhe nënkryetarët, Bakir Burri e Predrag Jovic, anëtari i Këshillit Ekzekutiv, Mirsad Çollaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zv/sekretarin, Arianit Ahmeti.

“Në një darkë tejet të ngrohë e miqësore krerët e të dyja federatave biseduan për zhvillimin e futbollit ndër vite në dy vendet fqinje dhe shkëmbyen përvojat e tyre në organizimin e garave vendore, por edhe të ndeshjeve ndërkombëtare”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Presidenti Ademi shprehu keqardhjen e tij që ndeshja e nesërme do të luhet pa tifozë, derisa theksoi rëndësinë që kjo ndeshje të kalojë në frymë korrekte e miqësore dhe në fund të fitojë skuadra që e meriton.

Ndryshe, në fund të darkës u shkëmbyen dhurata mes dyja taboreve të federatave. /Telegrafi/