Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka marrë kërcënime të shëmtuara prej zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Egjiptit.
Salah sërish kritikoi federatën e vendit të tij për mos lëvizje rreth përmirësimit të kushteve pas ankesave të bëra me të përfunduar Kupa e Botës.
Anëtarët e EFA-s kanë përdorur llogaritë e tyre të mediave sociale për të kërcënuar dhe fyer reprezentuesin egjiptian.
Khaled Lateif, zyrtar kryesor i futbollit egjiptian, paralajmëroi sulmuesin se gjersa ai nuk jeton në vendlindje, nënën e ka ende në Egjipt.
“Do të doja ta kujtoja MoSalah se nëna juaj ende është në Egjipt. Ju jeni jashtë vendit dhe mund të bëni ashtu siç dëshironi. Ata që e kuptojnë, e kuptojnë këtë mesazh”, ka shkruan Lateif në Twitter.
Magdy Abdulghani, një tjetër anëtar i lartë i EFA-s, gjithashtu nisi një sulm ndaj Salahut, duke e quajtur atë një derr.
“Në foto me mua janë katër lojtarë dhe një derr i bardhë”, shkroi ai gjersa kishte publikuar një fotografi me futbollistët e kombëtares së Egjiptit.
Theksojmë se më pas llogaritë e Twitter të dy zyrtarëve të EFA-s janë mbyllur prej zyrtarëve të rrjetit social. /Telegrafi/