Analizat mjeko-ligjore të mbetjeve të njerëzve pas rrëzimit të aeroplanit MS804 tregojnë për eksploziv në aeroplan, kanë deklaruar zyrtarët e Egjiptit.
Autoritetet e Egjiptit kanë deklaruar se nuk ka pasur kthesë të papritur të aeroplanit para rrëzimit çka bie në kundërshtim me informatat që më herët janë thënë nga zyrtarët grekë.
“Egyptair” që fluturonte nga Parisi për në Kajro bashkë me 66 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit ka rënë në Detin Mesdhe të enjten në mëngjes.
Zyrtarët rusë dhe amerikanë besojnë se shkak i rrëzimit është sulm terrorist derisa as nga Franca, Greqia dhe Egjipti kjo mundësi nuk përjashtohet. /Telegrafi/