Sipas zyrtarëve amerikanë, gjetjet fillestare sugjerojnë se raketat që goditën Poloninë, janë shkrepur nga forcat ukrainase që po gjuanin një raketë ruse që po hynte në territorin e tyre.
Herët sot, presidenti amerikan Joe Bide tha se raketat që ranë në Poloni, ka gjasa të mos jenë lansuar nga Rusia, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që mbrëmë në territorin e Polonisë kanë rënë dy raketa, ku si pasojë humbën jetën dy persona. Raketat ranë në një fshat, shumë pranë kufirit Ukrainë-Poloni.
Menjëherë pas këtij lajmi kryeministri polak thirri në takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar për çështjen e sigurisë.
Në anën tjetër, NATO-ja ka njoftuar se do të mbajë sot takim urgjent me kërkesë të Polonisë, kurse nga mbrëmë Polonia aktivizoi Nenin 4 të NATO-s.
E ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar të jetë e përfshirë në çfarëdo mënyre, në rënien e raketave në territorin e Ukrainë.
Ndërkaq Pentagoni ka thënë se është informuar për raportimet, por se deri më tani nuk ka informacione që mund të mbështesin këto raportime.
E ekspertët ushtarakë polakë menjëherë pas shpërthimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar se për çfarë lloj arme bëhet fjalë dhe kujt i përket. /Telegrafi/