Telegrafi

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë sanksione ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës

Zyrtarët amerikanë aktualisht po shqyrtojnë një grup të gjerë sanksionesh ndaj Rusisë që synojnë të pengojnë presidentin rus, Vladimir Putin për nisje pushtimi në Ukrainë, sipas njerëzve të njohur me diskutimet.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, sanksionet përfshijnë veprime të reja kundër anëtarëve të rrethit të brendshëm të Putinit dhe ndaj prodhuesve rusë të energjisë dhe një “opsion bërthamor” të mundshëm – shkëputjen e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT i përdorur nga bankat në mbarë botën.

Zyrtarët thanë se vendimet përfundimtare ende nuk ishin marrë nëse dhe kur do të zbatoheshin sanksionet e reja dhe thanë se administrata presidentit amerikan Joe Biden është aktualisht në bisedime me partnerët evropianë – shumë prej të cilëve kanë marrëdhënie më të ngushta ekonomike me Rusinë – me shpresën për të koordinuar veprimet.

Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin të martën do të zhvillojnë diskutime të martën përmes një video-telefonate ku temë diskutimi do të jetë edhe Ukraina. /Telegrafi/