Site icon Telegrafi

Zyrtare: Zymer Bytyqi nënshkruan me klubin turk Konyaspor

Klubi i njohur turk, Konyaspor, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me lojtarin e Kosovës, Zymer Bytyqi.

Telegrafi para disa javësh kishte paralajmëruar se Bytyqi do të vazhdonte karrierën në Superligën Turke dhe diçka e tillë ndodhi tashmë.

Është vet klubi turk, Konyasport që ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Bytyqit, me të cilin ka lidhur kontratë për dy vite e gjysmë.

Lexo po ashtu Viti që e ringjalli karrierën e Zymer Bytyqit, gola të ‘çmendur’, asistime e oferta nga e gjithë Evropa: Tani dua të jem futbollist i rëndësishëm edhe te Kosova

“24-vjeçari Zymer Bytyqi, i cili luajti në Viking, një nga skuadrat norvegjeze dhe mund të luajë në të dy krahët pas sulmuesit, nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me klubin tonë”.

“Zymer Bytyqi, luajti me ekipin Viking në 154 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe 30 asistime”.

“Bytyqi do të veshë fanellën me numër 14 në Ittifak Holding Konyaspor”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk.

Me transferimin e Bytyqin, Konyaspor ka tashmë tre shqiptarë në ekip, pasi më parë aty kanë bërë vend Sokol Cikalleshi dhe Erdon Daci. /Telegrafi/

Exit mobile version