Telegrafi

Zyrtare: Zubizarreta drejtori i ri i Barcelonës

48-vjeçari njihet si njëri nga portierët më të mirë në histori të Barcelonës, ku ka qëndruar gjatë viteve 1986-1994. Ai ishte pjesë e ekipit të ‘ëndrrave’ të Barcelonës, që fitoi gjithçka në vitet e nëntëdhjeta. Zubizarreta në këtë post e zëvendëson Txiki Begiristain.

“Synimi ynë kryesor është që Fabregasin ta bëjmë lojtar të Barcelonës gjatë kësaj vere”, theksoi Zubizarreta në prononcimin e tij për mediat. /Telegrafi/