Telegrafi

Zyrtare: Zico trajner i ri i Olympiacos

“Olympiacos bën të ditur se është arritur marrëveshje me Zico, i cili do ta drejtojë klubin në dy ndeshjet e ardhshme”, është shkruar në deklaratën në faqen zyrtare të klubit grek.

56-vjeçari Zico, javën e kaluar u lirua nga angazhimi i tij me CSKA Moskën, pasi klubi pati një seri të rezultateve të dobëta dhe qëndrimi i brazilianit në Moskë zgjati vetëm tetë muaj.

Lajmi për ndërrimin e trajnerit nuk ka ndikuar shumë në lojtarët e klubit, të cilët mbrëmë nxorën një fitore minimale prej 1-0 ndaj AZ Alkmaar në takimin e Ligës së Kampionëve. Ish-trajneri i kombëtares së Japonisë dhe Fenerbahces, Zico, e përcolli ndeshjen nga tribunat.