Sulmuesi kosovar, Erfan Zeneli është transferuar te skuadra finlandeze e Inter Turk.
Lajmi është konfirmuar nga klubi finlandez, ndërsa Zeneli braktisi skuadrën e Kazakistanit, Shakhter Karagandy, vetëm pas 6 muajsh.
Zeneli gjatë karrierës së tij ka luajtur për shuma skuadra në Finlandë, ndërsa është paraqitur edhe tri herë për Kombëtaren finlandeze.
Kulmin e karrierës sulmuesi vushtrrias i ka pasur me HJK Helsinkin. /Telegrafi/