Telegrafi

Zyrtare: Zaniolo rinovon kontratën me Romën

Roma ka njoftuar se Nicolo Zaniolo ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor të vitit 2024.  

Raportohet se paga e tij është rritur nga 700,000 mijë euro në 2.5 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe bonuset.

“Ishte e lehtë për mua të zgjidhja Romën dhe ishte më e lehtë sot pas një sezoni që më lejoi të dashurohem me këtë fanellë dhe këtë qytet”.

“Unë do të doja të falënderoja klubin për mundësinë që më është dhënë të lidhem edhe më shumë me këto ngjyra. Ishte ajo që kam dashur”, ka thënë Zaniolo pas rinovimit.

Zgjatja e kontratës së Zaniolos hedh poshtë zërat për kalimin e tij te Juventus.

Lojtari kontribuoi me gjashtë gola dhe dy asistime në 36 ndeshje. /Telegrafi/